29 qershor 2009

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2009 NE SHQIPERI

Me daten 28 Qershor ora 07'00 e mengjesit ne mbare Republiken e Shqiperise u hapen 4750 Qendra votimi per te pritur zgjedhesit shqiptare per te votuar per 140 deputetet e parlamentit te ri shqiptar.
Ne keto zgjedhje u regjistruan 2.800.000 zgjedhes me pasaporta dhe karta identiteti.
Ne keto zgjedhje u votua per 4 koalicione te medha:
Aleanca e Ndryshimit e udhehequr nga PD
Bashkimi per Ndryshim e udhehequr nga PS
Aleanca per Integrim e udhehequr nga LSI
Poli i Lirise.
Ne keto zgjedhje morren pjese rreth 56 % e votuesve.
Radio Tirana 2 transmetoi te gjithe procesin e votimit duke percjelle cdo lajm qe vinte nga qendrat e votimit dhe cdo prononcim e konference per shtyp, qe nga ora 07'00 e mengjesit deri ne fillimin e numerimit te kutive ne oren 23'00 te dates 28 Qershor.

Nuk ka komente: